Conte: Juve ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm
"Të shohësh një skuadër italiane në finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon është një rezultat i jashtëzakonshëm, por kjo nuk duhet të na japë iluzione". këto kanë qenë fjalët e Antonio Contes, i cili ka komentuar prezantimin e deritanishëm të ish-ekipit të tij.

Conte asnjëherë nuk arriti që të shkonte në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ky është një peng i madh. Ai dikur theksonte se futbolli italian ka nevojë për investime, gjithsesi tashmë ai duket se ka ndryshuar mendim.

"Në nivelin ndërkombëtar, rezultati që kanë marrë bardhezinjtë është mjaft pozitiv për futbollin italian. Mezi presim që të përfundojë kampionati dhe të bëjmë grumbullimin e lojtarëve me 13 qershor. Këto seanca stërvitore do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e kombëtares", ka thënë strategu italian. /Albeu/
Shtuar më 19/05/2015, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori