Conte: Kam frikë nga ky arbitër
Antonio Conte rikthehet përpara gazetarëve pas më shumë se një jave mungesë, përpara transfertës së Firences. Juventusi është i pushtuar nga një krizë barazimesh, nga e cila shpreson të dalë sa më shpejt, duke marrë një fitore kundër Fiorentinës, gjë që nuk do të jetë e lehtë.

Por, mbi të gjitha, duke parë që arbitri i ndeshjes do të jetë Bergonzi, arbitri i katërt i sfidës me Bolonjën që përjashtoi me karton të kuq trajnerin bardhezi, pyetja e parë është e drejtpërdrejtë mbi këtë temë.

Bergonzi është një arbitër shumë i mirë, por duke parë atë çfarë ndodhi 10 ditë më parë, kjo zgjedhje më krijon dyshimet e mia. Ne dhe Fiorentina luajmë një ndeshje tepër të rëndësishme për synimet tona, duke parë edhe renditjen, por nëse Bergonzi ishte zgjedhja e duhur ose jo, atë do ta gjykoj pas ndeshjes. Megjithatë, s’do ta komentoj paraqitjen e arbitrit pas takimit. E rëndësishme është që të fitojmë ndaj Fiorentinës dhe kjo më mjafton”, u shpreh trajneri i Juventus, Antonio Conte. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2012, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori