Conte kontakton Torinon, merr shpjegime për Belottin
Chelsea vazhdon kërkimin e tyre për të gjetur një zëvendësim afatgjatë për Diego Costa, teksa Belotti mbetet një objektiv kyç.

Shefi i Torinos Kairo ka thënë: "Ai ka një klauzolë lirimi prej 100 milion eurosh. Për momentin askush nuk ka ardhur për të. Jam i lumtur që është me ne dhe shpresoj se ai mund të qëndrojë. Unë dua të kuptoj qëllimet e tij, unë jam i lumtur nëse ai do të qëndrojë, jo më pak, sepse ne kemi hequr dorë nga opsione interesante që nuk arritën klauzolën prej 100 milion euro. Ata nuk ishin oferta reale, por kishte kontakte," përfundoi shefi i Torinos, Kairo.

Në këtë mënyrë Belotti është i vetmi emër i cili do i mundësonte Chelseat të hakmerrej plotësisht ndaj United pas "tradhëtisë" që i bëri Lukaku. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori