Conte: Lautaro dhe Lukaku? Dyshja sulmuese e Interit edhe 5-6 vite
Pritej të ishte një ndeshje e vështirë ajo e Interit ndaj Torinos. Mirëpo zikaltrit i ‘treguan dhëmbët’ dhe fituan me rezultatin e thellë 3-0.

Në një intervistë pas ndeshjes trajneri i Interit, Antonio Conte u shpreh se e dinte që Torino ka lojtarë të fortë, ndërsa theksoi se ishte e rëndësishme të mos pësonin gol.

"E dinim vështirësinë e terrenit, por edhe të kundërshtarit që ka lojtarë shumë të fortë fizikisht, ndaj i porosita lojtarët e mi, që të mos ndërtojnë shumë nga mbrapa, pasi mund të rrezikonim shumë. Jam shumë i kënaqur mbi të gjitha me faktin që sot nuk pësuam gol", deklaroi Conte.

Trajneri italian vlerësoi edhe dyshen sulmuese Lautaro-Lukaku, që vazhdojnë të shënojnë rregullisht, ndërsa vlerësoi edhe Valeron e Dimarcon, që morën minutat e para në ndeshje zyrtare për këtë sezon.

"Lautaro dhe Lukaku, përveçse po bëjnë mirë tani, kanë një marzh shumë të lartë përmirësimi, pasi njëri është 22 dhe tjetri 26 vjeç, ndaj mund të jenë dyshja sulmuese e Interit edhe për 6-7 vitet e ardhshme. Më vjen mirë për këtë, pasi kështu mund të hidhen baza solide për të ardhmen".

"Sot dua të vlerësoj edhe Borja Valeron, që ka punuar dhe heshtur gjithmonë, por u tregua i gatshëm të zbresë në fushë dhe të bëjë më të mirën, ndonëse terreni nuk i përshtatej cilësive të tij. Edhe Dimarco është stërvitur mirë vazhdimisht dhe ka pritur shansin e tij. Është një lojtar që e ka Interin në zemër”, tha trajneri i Interit.
Shtuar më 24/11/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori