Conte lavdëron Moratan
Chelsea mundi 2:0 Evertonin në xhiron e tretë në Premierligë, ku shkëlqeu sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Ai shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër për “Blutë e Londrës”, që siguruan fitoren e dytë me radhë.

Morata është lavdëruar nga trajneri, Antonio Conte, për paraqitjen dhe golin që shënoi ndaj Evertonit, nga i cili pret edhe më shumë.

“Jam shumë i lumtur më paraqitjen dhe golin që shënoi. Ky është vetëm fillimi, ai pak nga pak është duke u adaptuar në lojën tonë”, tha Conte. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2017, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori