Conte me fjalë të mëdha për Ibrahimovicin para derbit
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, para derbit që zhvillohet të dielën në “Old Trafford”.

Conte beson se Ibrahimovici është në formën më të mirë në karrierë dhe se duhet të kenë kujdes nga ai të dielën.

“Ibrahimovic është në formën më të mirë në karrierë. Ai është lojtar i shkëlqyer. Nuk është vetëm shënues, por punon edhe për skuadrën”, tha fillimisht Conte.

“Për mua, ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë, për këtë nuk ka dyshime”, shtoi Conte.

“Duhet të organizohemi mirë në mbrojtje dhe të kemi kujdes, pasi kur ai sulmon dhe futet në zonë, është shumë i rrezikshëm”, theksoi mes tjerash Conte. /Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori