Conte merr drejtimin e kësaj skuadreje sezonin e ardhshëm
Antonio Conte raportohet se është në negociata për ta menaxhuar Interin sezonin e ardhshëm, ku ai do të ribashkohej me ish drejtorin e Juventusit, Beppe Marotta

Luciano Spalletti pritet të largohet nga Interi në verë, pasi u eliminua nga faza e grupeve në Champions League dhe zhgënjimit në Serie A, ku Interi tani gjenden tetë pikë më poshtë se Napoli që është në vendin e dytë dhe 19 pikë më pak se liderët e Serie A, Juventus.

Sipas Calciomercato.com, Marotta dhe Presidenti Steven Zhang që prezanton pronarët Suning kanë filluar bisedimet fillestare me Conte. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori