Conte motivon Moratan edhe pas shpërdorimit të rasteve
Sulmuesi Morata humbi tri raste ballë për ballë me portierin në barazimin prej 2-2 në Emirates, por Antonio Conte, i ka bërë thirrje që të vazhdojë të punojë shumë për të përmirësuar paraqitjet.

“Mendoj se është mëkat sepse kur keni shumë raste shënimi, ju duhet që të fitoni ndeshjen. Në vend të kësaj, ne po flasim për një barazim të mirë ndaj një ekipi të mirë”.

“Morata nuk ka fat. Ai duhet të punojë dhe të përmirësohet. Është mëkat sepse ai pati shumë raste shënimi, por jam i kënaqur me impenjimin dhe përkushtimin e tij”.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ne kemi pasur mundësi të mirë për të fituar sepse merituam fitoren. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin e të vazhdojmë të punojmë shumë për të shënuar më shumë”.

“Zhgënjimi im është i madh po aq sa i lojtarëve. Ne fitojmë së bashku, barazojmë së bashku dhe humbim së bashku. E përsëris, është mëkat sepse ne merituam të fitojmë ndeshjen”, deklaroi Conte./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori