Conte: Na nevojiten edhe 29 pikë për titullin
Antonio Conte e ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen e fituar ndaj Swanseat, fitore kjo e merituar sipas italianit.

Chelsea ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj skuadrës nga Uellsi, falë golave të spanjollëve, Cesc Fabregas, Pedro Rodriguez dhe Diego Costa.

Kjo fitore e ka lumturuar shumë trajnerin italian të Chelseat, i cili e ka cilësuar si shumë të merituar, por ka vazhduar të theksoj që titulli ende nuk është fituar dhe nuk ka rëndësi që skuadra e tij gjendet 11 pikë përpara vendit të dytë.

Sipas Contes, skuadrës së tij i nevojitet edhe 29 pikë për të siguruar titullin kampion të Ligës Premier, ndërsa kjo vjen duke vazhduar të punojnë fortë sikurse deri më tani.

“Nuk janë vërtetë 11 pikë, ekipet tjera kanë ende për të luajtur, mua më pëlqen të them këtë se ne kemi nevojë edhe për 29 pikë për të fituar ligën dhe në qoftë se jemi në gjendje që tani e deri në fund të marrim 29 pikë për tu siguruar që ne kemi fituar titullin”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Njëzet e nëntë pikë janë shumë. Ka 12 ndeshje deri në fund, por e përsëris se është e rëndësishme që të vazhdojmë të punojë në këtë mënyrë dhe të ketë këtë angazhim nga lojtarët e mi. Lojtarët e mi e meritojnë këtë”, përcjell Telegrafi./Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori