Conte: Napoli është për titull
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, e konsideron Napolin pretendent për titull në kampionatin italian, Serie A, para sfidës që zhvillohet sot në stadiumin San Paolo të Napolit.

“Unë e kam parë Napolin ndaj Bayernit të mërkurën dhe përveç startit, unë i kam parë shumë të fortë. Nuk është e lehtë të kthehesh nga rezultati 3-0”, u shpreh Conte.

“Nuk është rastësi, që nga fillimi i sezonit unë kam thënë se Napoli është kandidat për titull. Unë po e shoh punën që është bërë atje, së pari nga Edy Reja e më pas nga Walter Mazzarri”, përfundoi tekniku bardhezi. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori