Conte: Në verë rikthehem në pankinë
Në një program të "Sky Sport", ku Conte ka qenë i ftuar, ai ka thënë se në këtë verë do të kthehet të drejtojë një skuadër, mirëpo nuk e ka përcaktuar se cila do jetë ajo.

"Në fakt nuk e di ende se ku do të shkoj (qesh). Por, sigurisht unë do të zgjedh projektin që më bind mua dhe jo buxhetin e klubit", tha trajneri italian.

Një projekt afatgjatë trajnerit nga Livorno mund t’i sigurohet tek Inter ose Juventus, dy klube që janë duke kërkuar të fillojnë një cikël të ri.
Shtuar më 18/04/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori