Conte paralajmëron Barcelonen: Nuk do ta parkojmë autobusin
Interi përballet me Barcelonën në Ligën e Kampioneve të mërkurën në mbrëmje, teksa Antonio Conte ka deklaruar se nuk dëshiron që skuadra e tij të parkojë autobusin në "Camp Nou".

Italiani është i bindur që Interi mund të ruajë posedimin e topit dhe të nxjerrë diçka nga ndeshja e sontme.

"Rezultati duhet të jetë pasojë e asaj që ne do të bëjmë", tha Conte në konferencën për shtyp para-ndeshjes së Interit.

"Kur flas për hapa përpara, dua të them që duhet të luajmë me guxim dhe me një dëshirë për të ruajtur posedimin".

"Nëse e bëjmë këtë, mund të marrim një rezultat të mirë".

"Nuk dua që të vijë këtu për të vendosur një helmetë dhe të mbrohemi. Dua përformancë të mirë", vazhdoi tekniku italian.
Shtuar më 02/10/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori