Conte pasardhësi i Mourinhos?
Në Spanjë klubet e mëdha kanë nisur që tani të mendojnë për të ardhmen sa i përket stolit. Jose Mourinho e shikon të ardhmen në Premier League, ndërsa Real Madrid po mendon për zëvendësuesin e tij. Roberto Mançini ka karakteristikat e duhura për të vazhduar rrugën e portugezit te madrilenët, por për stolin e tyre ka kandidatura të tjera.

Emri i Carlo Ancelottit përmendet prej disa vitesh. Për më tepër që Fabio Capello, i cili e njeh mirë botën madrilene, prej kohësh e cilëson trajnerin aktual të PSG-së si pasardhësin e "Special One".

Por, së fundmi, ka një emër të ri që mund të bëjë shumë mirë te Reali. Bëhet fjalë për Atnonio Conten. Aktualisht kontrata e tij me Juven mbaron në vitin 2015, por torinezët duan ta mbajnë atë me të gjitha kushtet. Megjithatë një ofertë e madrilenëve mund t’i ndryshojë totalisht planet e italianit.

Mundësitë që Jose Mourinho të rinovojë janë thuajse zero te madrilenët dhe, nëse Conte vazhdon të arrijë rezultate pozitive me Juventusin, atëherë oferta për të nuk do të mungojë. /albeu.com/



Shtuar më 04/01/2013, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori