Conte: Pësuam një humbje të turpshme
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte në përfundim të ndeshjes tha se goli në fund të pjesës së parë nuk ishte mirë, dhe se e merituan të shkonin në 2-0.

"Goli në fund të pjesës së parë nuk ishte mirë për ne dhe besimin tonë. Ne meritonim të shkonim në 2-0, por futbolli është ky dhe Eriksen shënoi një gol fantastik.

"Në pjesën e dytë ne u përpoqëm të shënonim sërish, por Tottenham ka qenë më shumë klinik se ne. Në këtë sezon ne nuk jemi kaq mirë dhe pastaj kemi humbur ndeshjen.

Tekniku italian gjithashtu foli edhe për një vend në kupat evropiane.

"Sigurisht që kemi humbur një shans të madh sot për të zvogëluar hendekun me Tottenhamin. Janë shtatë ndeshje për t'u luajtur dhe ne duhet të bëjmë më të mirën deri në fund", përfundoi Conte. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori