Conte: Pogba mund të bëhet nr.1
"Pogba mundet. Ai ka potencialin për t’u bërë numri 1 në botë dhe detyra për ta arritur diçka të tillë më përket mua. Është një lojtar shumë i përkushtuar dhe tregon të gjithë përgjegjësinë e tij edhe me angazhimin jashtë fushe. Gjëja e parë që nisi të bënte ishte të mësonte italishten. Mosha e tij e re i lejon që me një ndeshje të mirë ta shohi veten në majë nga elozhet e shtypit, ashtu siç mua më mjafton një ndeshje e shkuar keq për të më definuar të paaftë", deklaroi trajneri i Juventus, Antonio Conte.

Deklarata e teknikut bardhezi për talentin francez Paul Pogba u bë gjatë një video-konference në rrjetin social Facebook ku iu përgjigj pyetjeve të tifozëve të "Zonjës së Vjetër" dhe ku ndër të tjera rrëfeu se i mungon shumë stoli i Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2012, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori