Conte përgatit revolucionin te Chelsea
Pas disfatës së rëndë që Chelsea pësoi në derbin me Arsenalin, Antonio Conte pranoi se e priste një natë e gjatë dhe pa gjumë, pas gabimeve të dyshes së përbërë nga Branislav Ivanovic dhe Gary Cahill.

Dy lojtarë të destinuar të qëndrojnë në stol, por ndoshta edhe të largohen nga “Stamford Bridge”. Rikthimet e John Terry dhe Kurt Zouma nga dëmtimet pritet të kufizojnë disi dëmet, ndërsa për t’u përforcuar te blutë e Londrës duhet të presin deri në hapjen e merkatos së verës.

Trajneri Conte ka përgatitur listën e shpenzimeve, ku kërkon afrimin në skuadër të dy mbrojtësve qendre dhe një mbrojtësi krahu. Gjatë ditëve të kaluara u përfol për interesimin serioz të Chelsea-t për Leonardo Bonuçin, për një ofertë rreth 58 milionë euro.

Megjithatë, prej konkurrencës nga Manchester City dhe synimit të Juventusit që të mos e shesë mbrojtësin, blutë kanë më tepër shanse të përforcohen në Angli dhe emrat e përfolur janë Michael Keane i Burnley dhe Ben Gibson i Middlesbrough.
Shtuar më 26/09/2016, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori