Conte profesionist i vërtetë, mesazh emocionues pas shkarkimit nga Chelsea
Antonio Conte u shkarkua pas dy vitesh nga klubi i Chelseas dhe tashmë vendin e tij e ka zënë një tjetër italian, Maurizio Sarri.

Pas këtij shkarkimi ka ardhur edhe një deklaratë nga trajneri Conte i cili është treguar shumë profesionistë duke treguar anët pozitive të klubit.

Edhe pse gjatë dy viteve të tij si trajner i londinezëve, ai ka arritur ta fitojë Premierligën dhe Fa Cup, të parët e klubit nuk ishin të bindur për të vazhduar akoma me të.

“Do të doja që t’i falënderoj të gjithë shokët e mi në Chelsea për punën e tyre të palodhshme dhe përkrahjen gjatë këtyre dy viteve, ku arritëm ta fitojmë Premierligën dhe FA Cup”.

“Për lojtarët, ku talenti i tyre dhe përqendrimi ka qenë shumë i rëndësishëm për suksesin tonë, i falënderoj ata për gjithçka. Ka qenë një kënaqësi që kam punuar me ta çdo ditë. Për stafin tim, të cilët punuan shumë, më duhet t’i falënderoj dhe t’ju them ju lumtë për profesionalizmin dhe dedikimin e tyre”.

“E kam shijuar kohën time në Angli dhe në Londër shumë dhe dua t’i falënderoj fansat e Chelseat të cilët kanë qenë të mrekullueshëm me mua dhe familjen time. Ka qenë fantastike për mua që t'i shpërndaj emocionet, pasionin dhe entuziazmin gjatë këtyre dy viteve të paharrueshme me këta fansa të Chelsea të cilët do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

“Shpresoj që Chelsea do të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe iu uroj të gjithëve punë të mbarë për stinorin e ri. Kam krijuar shumë kujtime gjatë kohës time me Chelsean, të cilat do t’i marrë me vete në sfidën e ardhshme”. ka deklaruar Conte. /albeu.com/


Shtuar më 16/07/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori