Conte revolucion në verë, ja plani për sulmin
Chelsea po përgatitet për një mini-revolucion të vërtet në sulm, teksa Diego Vosta pritet të largohet në drejtim të Kinës. Tabloidi “The Sun” shkruan se 28-vjeçari do ta mbyllë në verë me ekipin e drejtuar nga Antonio Conte, i cili e ka listën e afrimeve gati.

Antonio Conte e ka menduar edhe zgjidhjen, teksa dy emrat që do ta zëvendësojnë janë Romelo Lukaku dhe Alvaro Morata.

Sulmuesi i Everton Lulaku është emri më i përfolur, ndërkohë që edhe spanjolli i Realit të Madridit është në listën e dëshirave dhe ekziston mundësia që Konte të ribashkohet me sulmuesin në Londër.

Shtuar më 16/03/2017, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori