Conte rrezikon 1 vit skualifikim
Situata e Antonio Contes nuk mund të duket e rëndë në krahasim me futbollistë të implikuar që tashmë kanë përfunduar në pranga, por gjithsesi, edhe aq e lehtë nuk është. Prokuroria e Kremones, lidhur me këtë çështje, ka saktësuar pas aksionit në verën e kaluar se, thjesht fakti që një person ka qenë në dijeninë e një paracaktimi rezultati, e një pakti mes klubesh apo e një trukimi, nëse ai nuk e ka denoncuar atë, atëherë është fajtor për fshehjen e një akti kriminal.

Vendimi për këtë gjest parashikon skualifikimin e lojtarit, trajnerit apo drejtuesit të një klubi me një vit, ndaj Antonio Conte bën mirë që të ketë thënë të gjithë të vërtetën e tij në deklaratat, pasi është akuzuar nga ish-lojtari i tij, Filippo Carobbio, sepse përndryshe, një vit skualifikim do të jepet automatikisht për të.

E thënë në fjalë të tjera, trajneri i Juventusit nuk duhet të jetë dhe të ketë qenë kurrë në dijeni të një pakti mes Sienës dhe ndonjë ekipi tjetër, ose përndryshe për 12 muajt e ardhshëm bën mirë të prenotojë një hotel dhe të nisë pushimet e tejzgjatura, pa marrë parasysh faktin e prishjes së imazhit të tij, pas një suksesi fantastik sivjet.

Teknikut juventin i janë sekuestruar kompjuteri personal dhe celularët që do kontrollohen me imtësi, beteja më e madhe e Contes është që të mundë me fakte deklaratat e Carobbios, i cili thekson se i gjithë klubi i Sienës ka qenë në dijeni të 3 ndeshjeve të paracaktuara në sezonin e kaluar, por edhe pse ai nuk ka pranuar të humbë kundër Vareses, ndonëse me urdhër të presidentit, prokuroria do ta shpallë fajtor atë për fshehje informacioni, mungesë denoncimi. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori