Trajneri italian, Antonio
Conte, po planifikon që rikthimin e tij ta bëjë në vitin 2019.
Conte, së fundmi kishte nën drejtim skuadrën e Chelseat.
Italiani u shkarkua nga skuadra londineze dhe tashmë është në pritje të një dëmshpërblimi.
Italiani ishte kërkuar nga klubi mbretëror edhe gjatë verës që lam pas, mirëpo zgjedhja përfundimtare ishte Julen Lopetegui, i cili nuk po kalon kohë të mira.
Madrilenët janë në dijeni se për të siguruar shërbimet e Contes, ata duhet të nisin një ofertë të majme.
Me ngecjet e
Lopeteguit dhe rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, duket se “Los Blancos” duhet ta rishqyrtojnë pozitën e trajnerit.
Shtuar më 11/10/2018,
ora 17:15