Conte shpreh dëshirën për të qëndruar tek Chelsea
Antonio Conte dëshiron të qëndrojë me Chelsean edhe për sezonin e ardhshëm – dhe tashmë po planifikon për transferime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Por, Conte ka gjithashtu plane për të forcuar skuadrën e tij me emra të rinj.

Trajneri italian mendon të përforcojë krahut e majtë të mbrojtjes dhe aty garën thuhet se është duke e kryesuar Juan Bernat i Bayern Munich edhe Alex Sandro i Juventusit.

Kjo pasi Chelseat janë pajtuar me dëshirën e Marcos Alonso, i cili pas formës së mirë kërkon të kthehet në Spanjë.

Aty e presin dy skuadrat më të mëdha, Real Madridi dhe Barcelona, të cilët thuhet se tashmë veçse janë në kontakt me përfaqësuesit e tij.

Me Emerson Palmeiri i gatshëm të rritet për të zëvendësuar Alonso, Conte ka rekomanduar nënshkrimin e Bernat si mbulesë për reprezentuesin brazilian.

Megjithatë, e ardhmja e Contes është prapë në dyshim pas vendin e tij mund ta zëvendësoj Massimiliano Allegrit, Luis Enrique, por edhe Laurent Blanc. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori