Conte shumë pranë emërimit trajner i Interit
Antonio Conte është shumë pranë emërimit trajner i ri i Interit, sipas Sky Sports Italia.

Sky Sports raportoi dy javë më parë se drejtuesit e Interit dhe Conte ishin buzë arritjes së një marrëveshjeje.

Trajneri italian u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat në korrik të vitit 2018 dhe që prej atëherë ka qenë i lirë.

Interi i Luciano Spallettit renditet i katërti në Serie A një javë para përfundimit të kampionatit, dhe i duhet fitorja në shtëpi kundër Empolit të dielën për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Conte i kaloi 13 sezone në Serie A si lojtar i Juventusit, para se të bëhej trajner i bardhezinjve më 2011, duke i fituar tre tituj në tri sezone në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori