Conte te Juventus? Ronaldo del kundër
Nuk është vetëm Andrea Agnelli kundër rikthimit të Antonio Contes në krye të stolit të Juventusit, por edhe Cristiano Ronaldo.

E përditshmja italiane "La Repubblica" shkruan se yllit portugez nuk do t’i pëlqente rikthimit i strategut italian te Juventusit.
Kjo u vërejt dje gjatë konferencës përshëndetëse për shtyp të Massimiliano Allegrit, kur u pyet për Conten.

Ronaldo raportohet se e ka tundur kokën duke shfaqur një ngërdheshje kur erdhi kjo pyetje, duke e bërë kështu të ditur atë që mendon.

Juventusi është vënë në kërkim të një trajneri të ri, derisa është përmendur edhe Conte. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori