Conte te Real Madrid? Kjo është lëvizja e fundit e italianit
Pëlqej
Real MAdrid pësoi një tjetër humbje turpëruese kësja radhe kundër Barcelonës.

Julen Lopetegui pritet të shkarkohet pas katër muajve e gjysmë prej se e mori detyrën, pasi dje humbi 5-1 nga Barcelona, që ishte humbja e tretë me radhë në La Ligë.

Së fundmi po përflitet se zëvendësuesi i tij do të jetë italiani, Antonio Conte.

Ky i fundit ka zbarkuar në Londër për t’i përmbyllur punët me Chelsean në mënyrë që ta marrë postin e trajnerit në Real Madrid.

Sipas lajmeve italiane, Conte është në Londër që ta mbyll çështjen burokratike me klubin londinez, pasi u shkarkua gjatë verës, transmeton.

Conte është ende në kontratë me klubin, dhe për t’u liruar duhet t’i paguaj 10 milionë euro.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë sonte pritet të takohet me drejtuesit e Real Madridit rreth orës 18:00. /albeu.com/




Shtuar më 29/10/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori