Conte zvogëlon “faktorin” Ibra
Në vigjije të gjysëmfinaleve të Kupës së Italisë dhe në prag të sdifës së madhe të 25 shkurtit, Antonio Conte bën llogaritë për Juven e tij.

“Nuk më takon mua të gjykoj mbi skualifikimin e Ibrës, pasi ka organe kompetente për këtë ngjarje - shprehet tekniku i bardhezinjve. Mund të them vetëm se e vlerësoj shumë Zlatan, si njeri dhe për kampionin që është në profesion”.

Conte, shprehet se rëndësia e sulmuesit suedez tek kuqezinjtë është e madhe, pasi ai është deçiziv në shumë takime gjithsesi, është i bindur se Milani do të dijë të japë një performancë të mirë në fushë edhe pa të.

“Vitin e shkuar Milani mori shumë pikë edhe pa të, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat gjatë këtyre tre ndeshjeve të ardhshme. Kampionati me apo pa Ibran, i sheh kuqezinjtë favoritë por në sfidën e dyfishtë do të vlejë shumë forma e përgjithshme e skuadrës”, përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2012, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori