Copa del Rey, reagimet e shtypit spanjoll (FOTO LAJM)

MARCA - Ateltico, Kampion i Copa del Rey
Atletico Madrid fitoi dje Kupën e Mbretit duke mundur në finale "kushurinjtë" e Real Madrid pas kohës shtesë 1-2 (koha e rregullt 1-1). "Los Colchoneros" deri dje kishin 25 ndeshje që nuk fitonin kundër "Los Blancos", humbje kjo që le një shije të hidhur te Jose Mourinho në largim, i cili mund ta lerë Realin pa asnjë trofe të fituar.

Të gjitha mediat më prestigjoze në Spanjë, kryesisht ato sportive, kanë ngritur në qiell skuadrën e Diego Simeones, e cila fitoi Copa del Rey të 10-tën, ndërsa katalanasja "Sport" ka gjetur kohë për të ngacmuar rivalët e Realit me titullin "As Kupë, As Champions, As Liga". /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori