COPA LIBERTATORES/ Boca fiton "klasiken" me River Plate, por skuadra e Tevez eleminohet (VIDEO)
Boca Junior ka fituar me rezultat minimalisht 1-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinaleCopa Libertadores ndaj rivalit të urryer River Plate.

Dy klubet më të mëdha argjentinase njihen për rivalitetin e madh dhe të zjarrtë mes vete në çfarëdo gare.

Një rivalitet të madh dhe të urryer e treguan edhe sot në mëngjes, në fushë dhe në tribuna.

Boca Juniors dhe River Plate luajtën mes vete takimin e dytë gjysmëfinal të Copa Libertadores, ndeshja që përfundoi me fitoren e vendasve 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Hurtado në minutën e 80-të, por nuk ishte i mjaftueshëm për Bocan.

Kjo pasi River Plate fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe u kualifikua në finale falë rezultatin të përgjithshëm 2-1.

River Platefinale do të presë njërin nga fituesit e takimit Flamengo-Gremio, të cilët në ndeshjen e parë kanë luajtur baras 1-1.
Shtuar më 23/10/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori