Correa drejt Milanit, Atletico pranon ofertën e kuqezinjve
Pas shumë javësh bisedimesh, Atletico Madrid-i ka pranuar ofertën e Milanit për Angel Correa-n.

Është vetë lojtari argjentinas i cili ka dëshirë të bashkohet me kuqezinjtë. Ai nuk ka hapësira te Atletico teksa sulmi është i mbipopulluar.

Sipas "SportMediaset", skuadra nga Madridi ka thënë po për një ofertë prej 42 milionë € plus 30% të një shitje të ardhshme të sulmuesit argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori