Costa dhe Greizmann drejt largimit, Atletico piketon sulmuesin e Seria A
Atletico Madrid po përgatitet të bëjë disa ndërhyrje në merkaton e verës, duke parë nevojën për rinovim të skuadrës, paqartësia e Antoine Griezmann në lidhje me të ardhmen e tij dhe karakteri i pandreqshëm i Deigo Costa kanë bërë që Diego Simeone të bëjë llogaritë.

Një sulmues është patjetër i nevojshëm për sezonin e ri. Alvaro Morata ka bindur drejtuesit dhe do të qëndrojë, mirëpo Griezmann do të largohet, ndërsa Diego Costan do e largojnë dhe mundësia është që spanjolli të niset drejt Kinës, sipas analizës së "AS".

Për të mbuluar boshllëkun nga këto largime Atletico Madrid do të hidhet në sulm për Mauro Icardin e Interit. Sulmuesi zikaltër është në optikën e shumë skuadrave dhe fundi i sezonit do të përcaktojë të ardhmen e tij që me të gjitha gjasat nuk do jetë me fanellën zikaltër. Ndihmë shtesë mund të jetë edhe ndikimi i trajnerit Simeone, i cili ka lidhje të ngushtë me Interin.

Zgjedhje tjetër është Lorenzo Insigne i Napolit, gjithmonë nëse nuk arrihet tek Icardi, ndërsa në listë është edhe emri i Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori