Costa drejt largimit nga Juventusi, ofertat nuk mungojnë për brazilianin
Douglas Costa është pranë largimit nga Juventusi. Braziliani i cili erdhi me shumë bujë në vitin 2017 nga Bayern Munich nuk arriti të përshtatet në Serina A duke ngrohur stolin.

Kështu Juventusi do ta nxjerre në shitje teksa ofertat për të nuk mungojnë. Paris Saint Germain, Manceshter United dhe City nga Premier League por edhe brenda kufijve të Serisë A është Interi që vlerëson shërbimet e lojtarit.

Ndërkohë PSG-ja duket me avantazhuar për të nënshkruar me Costa-n. Francezët janë duke përpiluar tanimë ofertën me të cilën do të dalin së shpejti për të. /albeu.com/



Shtuar më 29/03/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori