Costa feston ndarjen me Chelsen, me fanellën e Atletikos veshur
Costa transmetoi në Instagram një video live e cila u ndoq nga 2.5 milionë ndjekës të tij të dielën, duke shkaktuar shumë kritika nga tifozët e Chelsea.

Gjithashtu ai i tha Fabregast, i cili u shfaq në Instagram live, për t'i dhënë trajnerit të Chelseat Antonio Conte një përqafim. Skuadra e Chelsea u largua për në Kinë të hënën për të marrë pjesë në turneun e tyre parasezonal dhe menaxheri Antonio Conte i tha dyshes Costa dhe Nemanja Matic se ata do të largoheshin nga Stamford Bridge, përcjell Albeu.com.

Costa ka reaguar pas fjalëve të trajnderit të tij duke marrë pjesë në një festë dhe duke mbajtur veshur fanellën e Atletiko Madrid. Ai postin ka marrë mbi 3.8 milion komente. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2017, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori