Costa: Ishte një ndeshje shumë e vështirë
Pëlqej
Pas tri asisteve për gol në ndeshjen e kaluar kundër Sampdorias, Duglas Costa dha një tjetër për golin me kokë të Alex Sandros, por që këtë herë nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Crotone kishte ngritur mure kudo. Nuk ka kampionat tjetër ku është kaq e vështirë të çash skuadrat e ashtuquajtura të vogla sa në Itali dhe ky ishte konfirmimi i radhës, pas asaj që na ndodhi edhe me Spalin.

“Çfarë nuk funksionoi? Nuk arritëm që të bënim një lojë fluide, kjo edhe për meritë të rivalit, por nuk ishim të përqendruar për 90 minuta. 10 asiste për mua? Jam i lumtur, por do të kisha qenë edhe më shumë nëse do të kishim dalë me tri pikët. Dueli me Napolin vështirësohet? Do të jetë një ndeshje e madhe, por ne besojmë se do të jetë një duel i hapur, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të fitojmë. Ne dimë sesi fitohen të tilla sfida, ndaj do të përgatitemi mirë për ta fituar këtë duel për titullin dhe t’i japim fund një sezoni shumë të gjatë”, u shpreh braziliani. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori