Costa kërkon falje por nuk pendohet për veprimin e turpshëm
Douglas Costa ditën e djeshme bëri një veprim anti sportiv kundër Di Francesco, në ndehsjen Juventus-Sassuolo.

Ai jo vetëm që goditi disa herë kundërshtarin por në fund edhe e pështy atë, gjë e cila i kushtojë kartonin e kuq.

Braziliani menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka kërkuar falje për episodin e shëmtuar në Instagram-in e tij.

Po gjithashtu ka kthyer komentin e njërit prej fansave duke treguar versionin e tij rreth ngjarjes:

“Jam zgjuar që në 5 të mëngjesit qëkur kam qenë 12 vjeç. Ju nuk mund t’a dini se çfarë më tha ai mua… por gjithsesi…ju kërkoj falje të gjithëve pasi isha gabim,”- ka shkruar braziliani në koment.

Sigurisht që pas asaj ndeshjeje lojtari ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë, pasi e kanë parë të pështyjë në fytyrën e Federico Di Francesco. /albeu,com/
Shtuar më 17/09/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori