Costa: Ky gol do të më japë një fillim të ri
Diego Costa shënoi golin e parë me fanellën e Spanjës në fitoren 4-0 të Luksemburgut pas gjashtë paraqitjesh pa shënuar dhe tash ndjehet më i lehtësuar.

“Më duhet ta falënderoj trajnerin për mbështetjen e tij. Secilën ndeshje ai më jepte një shans tjetër”.

“Vërtet filloi të më shqetësojë. Më shqetësonte që nuk po shënoja, por ajo çfarë vërtetë më shqetësonte ishte që ekipi po humbiste”.

“Por ky gol do të më japë një fillim të ri”, ka thënë Costa për TVE.

Spanja ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit, përfshirë disfatën e të enjtes 2-1 nga Sllovakia.
Shtuar më 13/10/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori