Costa me koment befasues për Conten: Nuk është një "top" trajner
Një gjë ështe e sigurt, që Diego Costa dhe Antonio Conte nuk do të bëhen kurrë miq me njëri-tjetrin.

Dyshja nuk pati kurrë raporte të mira kur ishin pjesë e Chelseat në Angli dhe siç duket Costa nuk e ka harruar atë se çfarë ndodhi në Londër.

Dhe në një pronocim të dhënë së fundmi për "ESPN", sulmuesi shprehet se italiani duhet të rregullojë sjelljen me lojtarët. Nëse vazhdon kështu, Costa mendon se te Reali nuk do qëndronte as një sezon të plotë.

"Unë dhe Conte patëm një problem jashtë fushë, por unë mendoj se ai është një trajner i mirë. Por për të qenë një ‘top’ trajner, ai duhet të ndryshojë anën njerëzore të mënyrës se si drejton. Konte është shumë i dyshimtë. Po të drejtojë në të njëjtën mënyrë si më parë, te Real Madrid nuk do të qëndronte dot as edhe një sezon", përfundoi sulmuesi i Atletico Madrid.

Shtuar më 26/04/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori