Humbja shokuese me Osasunan në La Liga është kthyer shumë shpejt në një ngjarje që i përket të shkuarës për
Diego Costan, kryegolashënuesin e Atletico Madrid, i cili ndërkohë pohon se skuadra e tij për asnjë moment nuk është vetëkandiduar si pretendente për
titullin.
"Çdo ndeshje e luajmë si një finale. Rezultati i fundit nuk është aspak i mirë për ne, prandaj
derbi i të Dielës është tepër i rëndësishëm. E dimë se duhet të fitojmë që të vazhdojmë luftën për
titullin", është shprehur
Costa.
Në derbin e Madridit, që luhet këtë fundjavë, bomberi i "Los Colchoneros" nuk beson se Reali do të ndiejë peshën nga takimi që do të ketë më parë në Champions me Schalke 04.
"S’besoj se do të jetë kështu. Reali është Real dhe të gjithë e dinë që është një skuadër e madhe. Po, është e vërtetë që ne kemi një javë të qetë përpara, ndërsa ata kanë një ndeshje të rëndësishme. Nëse do të humbasim në
derbi, atëherë do ta kemi edhe më të vështirë luftën për
titullin. Do ta luajmë këtë ndeshje sikur të jetë e fundit", vijoi
Diego Costa.
Për miqësoren me Italinë,
Diego Costa shpreson që emri i tij të jetë pjesë e listës së Vincente Del Bosques, ndërsa theksoi edhe njëherë se zgjedhja për të luajtur me Spanjën ishte një vendim totalisht personal. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014,
ora 18:25