Costa paguan "çmendurinë", humb ndeshjen e madhe
Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa është dënuar me katër ndeshje në Serie A pasi që goditi me bërryl, me kokë dhe pështyu Frederico Di Francesco.

Në marrjen e këtij vendimi nuk u desh aspak përdorimi i imazheve televizive se goditja me bërryl e mbrojtësit të Juventusit u konsiderua si një gjest i dhunshëm.

Nga ana e tij, Juventusi jo vetëm që vendosi që të mos e apelojë dënimin ndaj Douglas Costas, por edhe do ta gjobisë atë.

Ky dënim do të thotë që Douglas Costa do të mungojë në ndeshjet me Frosinonen, Bolognan, Napolin dhe Udinese dhe do të kthehet në dispozicion të Allegrit në kampionat në 20 tetor për ndeshjen me Genoan. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori