Costa pas tre asisteve: Ishte një nga ndeshjet më të mira të karrierës time
U aktivizua në minutën e parafundit të pjesës së parë, pasi Pjanic kërkoi zëvendësimin dhe prekja e parë e topit ishte një asist për golin e shënuar nga Mario Mandzukic.

Por jo vetëm kaq, nga këmbët e brazilianit erdhën edhe dy golat e tjerë të vendasve shënuar nga futbollistët gjermanë Howedes dhe Khedira.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të karrierës time dhe mund të them që ishte ndeshja ime më e mirë me fanellën e Juventusit. Shpresoj ta ndihmojë sa më shumë skuadrën që gjithashtu bëri një ndeshje të madhe. Kemi bërë një hap gjigant drejt objektivit të titullit, por ende asgjë nuk është mbyllur”, u shpreh Costa. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori