Costa pranë largimit, Atletico gjen pasuesin e tij në Francë
Sulmuesi Diego Costa, i rikthyer me shumë bujë te skuadra e Atletico Madrid në janarin e vitit të kaluar nuk arriti të jetë aq vendimtar në fushë me fanellën e "colchoneros" si dikur.

Për këtë arsye, sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga La Liga në fund të sezonit dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Kina, ku ofertat nuk mungojnë.

Pavarësisht se skuadra e Atletico do të humbasë një titullar, vendin e tij pritet ta zërë një tjetër kampion i madh si Edinson Cavani, që aktualisht luan me PSG.

Sipas "El Mundo Deportivo", uruguajani do të largohet nga Franca në fund të këtij sezoni. Ndaj, ai është gati të transferohet në La Liga, ku do të jetë sërish titullar me fanellën e Atletico.
Shtuar më 17/03/2019, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori