I vihet tritoli një banese në Durrës
Courtois: Ai ka një talent të madh por është mëkat që talenti i tij nuk shfaqet
Thibaut Courtois ka thënë se Gareth Bale është një lojtar i madh, por që nuk e shfaq talentin e tij më shpesh.

“Ai ka një talent të madh por është mëkat që talenti i tij nuk shfaqet aq shpesh sa duhet”, tha Courtois.

“Unë jetoj si dikush që ka lindur e është rritur në Madrid. Unë ha vonë dhe shkoj për të fjetur vonë…kjo është mënyra e jetesës së këtij qyteti.

“Një natë po hanim të gjithë darkë si skuadër, por Bale dhe Kroos nuk u shfaqën. Ata thanë se ishte shumë vonë për të ngrënë.

“E kishim lënë nga ora 9:30 dhe filluam të hanim darkë pas rreth 45 minutave. Nga mesnata po pinim kafen.

“Shkuam për të fjetur rreth orës 1 pasi duhet të stërvitemi që në orën 11 paraditen e nesërme. Mendoj se kjo është koha e duhur, por Bale më tha se nuk do të vinte pasi shtrihej për të fjetur që në orën 11 të darkës”, përfundoi Courtois. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori