Courtois apo Navas? Me këtë portierë do startojë Lopetegui sonte ndaj Atleticos
Një dilemë e madhe ekziston për sa i përket portierit që do të mbrojë portën e Realit në ndeshjen me Atleticon sot në mbrëmje.

Sipas burimeve të “Don Balon”, gardiani që do të mbrojë portën do të jetë Keylor Navas. Ka qenë një vendim i vështirë i trajnerit spanjoll por ai në fund ka vendosur që të lërë në stol Thibaut Courtois.

Gjithnjë sipas “Don Balon” thuhet se Lopetegui do të startojë me Keylor në Superkupë, por një gjë është e sigurt, Courtois do të jetë titullari në Champions dhe La Liga ndërsa në Kupë do të startojë me Navas.
Shtuar më 15/08/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori