Courtois blerja më e dështuar në historinë e Real Madridit
Kthimi në anën tjetër të qytetit të Madridit nuk ka qenë edhe aq e këndshme për Thibaut Courtois. Ndryshe në kohën kur luante për Atleticon, këtë herë aventura në Madrid nuk është aspak e e suksesshme.

Përkundrazi, është kthyer në një makth të vërtetë për ish-portierin e Chelseat. Duket se ai është kthyer në “macen e zezë” për veten e tij, por edhe për ekipin e “Los Blancos”.

Humbja ndaj Eibar këtë fundjavë duket se e ka vërtetuar këtë gjë. Duke pësuar 3 gola sot tifozët kanë filluar ta quajnë si një nga blerjet më të dështuar në histori për ekipin e tyre. “Courtois pëson gol nga e majta, nga e djathta dhe në qendër: blerja më e padobishme në histori”, kanë thënë tifozët që tashmë nuk e fshehin pakënaqësinë për blerjen e portierit belg.
Shtuar më 24/11/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori