Courtois: Do të luftojmë për të gjitha trofetë
Real Madridi është kthyer formës së mirë gjatë kohës së fundit dhe Thibaut Courtois ka bërë të ditur se ai beson që rivalët e tyre tani frikësohen më shumë nga “Los Blancos”, në krahasim me disa javë më parë.

Portieri belg pretendon se “Los Blancos” do të garojnë në të tri frontet, në La Liga, Kupë të Mbretit dhe Champions League.

“E kam vërejtur që ata e kanë kuptuar se tani është më e vështirë të fitosh kundër nesh. Në tetor, ne e patëm një muaj shumë të keq dhe tani që po na shohim duke luajtur mirë dhe ata na frikësohen”, ka thënë Courtois.

“Jemi këtu për të luftuar për gjithçka, përfshirë këtu Kupën e Mbretit e La Ligën deri në ndeshjen e fundit. Gjithashtu, do të tentojmë të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve. Kur luan për Real Madridin, lufton për gjithçka”, deklaroi Courtois. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori