Courtois: E respektoj Atleticon, por Realin nuk mund ta refuzoja
Thibaut Courtois, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit në fundjavë.

Ai ka deklaruar se ka respekt ndaj ish klubit të tij, por Realin nuk mund ta rufzonte.


"Gjithmonë i kam respektuar klubet rivale dhe tifozët, e njëjta gjë do të jetë edhe me Atleticon", ka thënë Courtois për ABC, i cituar nga Diario AS.

"Nuk kam ndjenja të këqija ndaj klubit aspak. Kam kaluar tre sezone, kam dhënë më të mirën dhe kemi fituar trofe. Gjërat tjera janë të vogla dhe nuk duhet të brengosem".

"Nuk kisha hezitim t’i bashkohesha Real Madridit, çdo lojtar dëshiron të vijë këtu dhe e kam thënë këtë edhe kur isha te Chelsea, jam kënaqur në Londër dhe kam pasur bashkëlojtarë fantastik".

"Nuk kishte dëshirë për t’u larguar nga klubi, por kur u paraqit Reali, e dija që kjo ishte një mundësi që nuk duhet ta injoroja”.

"Ne duam të fitojmë çdo trofe që marrim pjesë, ne e dimë që kemi lojtarë të klasit botëror në çdo pozitë dhe jemi në pozitë të fortë të konkurrojmë në çdo garë”.

"Tashmë kemi fituar Kupën e Botës për Klube këtë sezon dhe duam të vazhdojmë, duam më shumë", ka shtuar Courtois.

Ndërkohë Courtois qëndroi për 4 vite te Atletico Madrid duke zhvilluar 111 ndeshje.


Shtuar më 12/02/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori