Courtois fton Hazard ti bashkohet Realit
Pëlqej
Thibaut Courtois u largua nga Chelsea në merkaton e vërës që lamë pas për të vijuan aventurën te Real Madridi.

Por portieri tshmë fton edhe bashkombasin e tij Eden Hazard që ti bashkohet te Reali.

"Do të ishte mirë për Hazardin që të nënshkruante me Real Madridin, por nuk mund të them shumë më tepër për këtë.

Është diçka, që duhet ta vendosë ai. Edhe Real Madridi, sepse nuk e di nëse e ka në plane. Ajo që unë di me siguri lidhet me vetë Hazard. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe një mik i madh për mua", - tha portieri i “Los Blancos” për mikrofonët e VTM.

Ndërkohë kontrata e Hazard me me blutë skadon në vitin 2020, por Reali kërkon ta afrojë sa më parë.

Los Blancos e kërkoi yllin belg dhe në verë por oligarku rus Roman Abramovich refuzoi ta shistë anësorin. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori