Courtois mbështet bashkëkombasin e tij te Reali: Skuadra ka nevojë për të
Hazard nuk pati momentet më të mira që nga kalimi i tij te Real Madrid, duke u përballu me shumë lëndime që i pamundësuan atij paraqitjet e mira.

Belgu, bazuar në disa pamje që dolën nga stërvitjet e fundit të ‘Los Blancos’, duket se tani është në një formë të lartë.

Kështu, portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois shpreson që shoku i tij i skuadrës të mbajë ritmin edhe gjatë pjesës së fundit të sezonit, në mënyrë që Real të luftojë për titullin.

"Hazard është mirë. Ritmi që ai ka kapur është befasues, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi", ka thënë Courtois.

"Ne nuk mund të presim që ai të jetë në maja, pa luajtur. Mendoj se ai është në formë të mirë dhe do të na duhet në luftën për titullin", ka shtuar portieri belg.

Real Madrid ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në La Liga, para pauzës së Covid-19. Ata qëndrojnë në pozitën e dytë, me dy pikë më pak sesa Barcelona.
Shtuar më 08/06/2020, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori