Courtois: Nëse dëshiron të jesh portier i Realit, duhet ta pranosh këtë presion
Thibaut Courtois nuk po kalon në formën e tij më të mirë të karrierës dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë.

Portieri belg foli për Marcan ku tha se: “Nëse dëshiron të jesh portier i Real Madridit, duhet ta pranosh këtë presion”.

Ai pësoi dy gola në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge, ndërsa Zinedine ZIdane e zëvendësoi në pjesën e dytë.

Courtois e di se kritikat dhe presioni që është duke iu bërë, është normale në një klub si Madridi dhe se ajo çfarë do të tentojë të bëjë belgu është të punojë dhe të tregojë cilësitë e tij.
Shtuar më 04/10/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori