Thibaut
Courtois ka shprehur besimin e tij të plotë në
Eden Hazard.
Portieri i kombëtares së
Belgjikës beson se shokut të tij të skuadrës nuk do t’i duhet shumë kohë për të treguar veten me fanellën e ‘Los Blancos’.
Courtois ka thënë se
Hazard do të shpërthejë me fanellën e bardhë, përkundër se deri më tani nuk ka treguar shumë, ndonëse si pasojë e lëndimeve që e përcollën.
“
Hazard? Nuk kam dyshime, jam i sigurt se do të shohim më të mirën nga
Eden Hazard”, ka thënë
Courtois.
“Ai është i pari me dëshirën për të treguar këtë. E shoh atë shumë të mirë, me shpresën se ai mund ta provojë këtë”, shtoi portieri belg.
Thibaut
Courtois dhe
Eden Hazard janë shokë skuadre te kombëtarja e
Belgjikës dhe skuadra e Real Madrid.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 08:27