Courtois pyetet për Hazard, kjo është përgjigja e tij
Courtois ka gëzuar tifozët e Los Blancos gjatë ditës, duke u fotografuar me ta.

Teksa po largohej nga qendra stërvitore e Real Madridit, nga Valdebebas, Thibaut Courtois ndali veturën dhe bëri fotografi me disa prej fansave që ishin mbledh aty.

Natyrisht, të dyert e Valdebebas gjendeshin edhe gazetarët e AS, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për ta pyetur për Eden Hazardin, futbollistin e Chelsea, që raportohet se është afër transferimit në Madrid.

"Courtois, a ke folur tashmë me Hazardin? "Është miku im, gjithmonë flas me të", u përgjigj Courtois.

Zidane do të bëjë revolucion në skuadër dhe raportohet se ardhja e parë e madhe do të jetë Eden Hazard. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori