Courtois refuzon rinovimin me Chelsean
Pëlqej
Nuk ka asnjë të re përsa i përket të ardhmes së Thibaut Courtois. Portieri i Chelsea, në një intervistë deklaroi se ende nuk ka hedhur ndonjë hap për rinovimin e kontratës me “Blutë” e Londrës.

Belgu pranoi se me marrëveshjen e re do të merret menaxheri i tij, pasi ai është shumë i përqëndruar në fushën e lojës. 25-vjeçari tha se deri në fund të sezonit ka kohë për të bidesuar për këtë çështje. Kërkon të përfitojë nga kjo situatë Atletico e Madridit, që dëshiron të rikthejë Courtois në Spanjë, pasi në verë pritet të humbasë sllovenin Oblak.

Gjithçka do të varet nga oferta e klubit spanjoll për portierin që shkëlqeu pikërisht me “Los Colchoneros”. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori